Historiku

Voskpoja Turistike

E ndërtuar në Candavi nga “Quintus Maximus” në shekullin XI, Voskpoja ka qënë metropoli tregtar i Epirit. Në Voskopojë janë ndërtuar rreth 20 basilika e objekte kulti (ortodokse), që e bëjnë Voskopojën zonën më të pasur në Shqipëri për mozaikun dhe monumentet e kulturës. Mjedisi rrethues është i larmishem, diku kodrat janë të larta e shkembore e diku zbuten në kodrinë. Bukuria e Voskopojës është vepër artistike e piktores natyrë, qe e ka stolisur me ngjyrat më tërheqëse këtë vend klimaterik me vlerë të madhe. Ajo dallohet dhe përmendet edhe si vend kurativ për astmë e mushkëri dhe një varg sëmundjesh të tjera. Voskopoja nuk është vetëm një qendër e rëndësishme klimaterike dhe një pikë e bukur turistike, por edhe një vatër e madhe kulturore dhe arti, që me vlerat e saj muzeore, kryesisht të shekujve XVII- XVIII paraqet interes të veçante për çdo vizitor.

Voskopoja dhe monumentet e saj

Kompleksi monumental i Voskopojës, në moshë perkatësisht 300 vjeçare, përbën mozaikun më të pasur të monumenteve të kultit në Shqiperi. Kishat ekzistuese spikasin me kulturen dhe artin e realizimit të mesjetës së vonë, i paraprirë edhe nga ai i Rilindjes Europiane. Kemi të bëjmë me mjeshtër të pikturës dhe afreskut, si David Selenicasi, vëllezërit korçarë Kostandin dhe Athanas Zografi, etj., këta mjeshtra të medhenj, me pikturat murale dhe ikonografinë e papërsëritshme të tyre, kanë lënë gjurmë të arta në këta tempuj. Kisha më e vjetër në Voskopojë, e shek. XIV është kisha e Shënepremtes, e krijuar në periudhën e kulmit të artit bizantin, që tradita e bën bashkohore me themelimin e saj. Manastiri i Shen-Prodhonit dallohet në arkitekturë si i stilit bizantin, në forme kryqi. Gjithashtu katedralja “Fjetja e Shën Mërisë” është njëra nga bazilikat më të mëdha që ndodhet në të hyrë të Voskopojës, pasi kalon përroi i Zhombrit. Midis pesë bazilikave të mëdha të ndërtuara në Voskopojë, Kisha e Shen-Kollit është një nga godinat më madhështore të këtij stili. Bazilika e Shën-Mëhillit është një tjetër monument i tipit bazilikal trenefësh, që ndodhet jo shumë larg nga faltorja e Shën-Kollit. Bazilika e Shën Thanasit është i vetmi monument, jo vetëm në Voskopojë por edhe në qëndra të tjera të vendit tonë, ku ndërtuesit dhe piktorët na kanë lënë gjurmë në një sërë mbishkrimesh.