Rreth nesh

Hotel Royal

Hotel Royal me një strukturë alpine, ndodhet në Voskopojë në rrethin e Korçës në lartësinë 1420 m mbi nivelin e detit, me kushte mjaft komode dhe të përshatura mjaft mirë me arkitekturën e Voskopojës. Është vend i parapëlqyer për të kaluar ditë ndryshe nga të tjerat. Për të vajtur atje, së pari duhen përshkruar 180 kilometra nga juglindja e kryeqytetit shqiptar, Tiranës, për në Korçë. Prej andej për t’u ngjitur në Voskopojë, rreth 15 km larg Korçës.  Pyjet e pishave shekullore në një rrugë zig-zagesh, shoqërojnë pothuajse gjatë gjithë rrugës, një tablo të mrekullueshme mes pishash e bredhash. Për pjesën e aksit rrugor nga Korça në Voskopojë, në pamundësi të një mjeti personal nga ana juaj, transporti mundësohet nga Hoteli.

Dhomat: mjaft komode, me strukturë alpine, të pajisura me sistem ngrohjeje, ballkon, etj.

Kapaciteti: 20 dhoma (45 shtretër) të mobiluara me stil.

Restoranti: ofron një menu të pasur me gatime tradicionale të zonës, të alternuara me kuzhinën ballkanase dhe atë europiane. Specialiteti janë gatimet e mishit të freskët bio, bulmet bio dhe gatime tradicionale të zonës  së Korçës , etj.

Ambjent me pamje nga ku mund të shijoni natyrën e virgjër malore, restorant, bar, sallë konferencash, kënd ndejtje, verandë, parkim i garantuar. Organizon festa të ndryshme.

Organizohen gjithashtu shëtitje malore, sporte dimërore dhe verore si ski, tracking, hipizem, ekspedita të ndryshme në shumë nga vëndet kulturore që ofron Voskopoja.

Çmimi: 3000-5000 lekë/dhoma.